Sri Lanka, ne gjyq ish-komandanti i ushtrise

16/03/2010 09:45

Ish-kreu i forcave te armatosura te Sri Lankes, Sarath Fonseka ka dale perpara gjykates ushtarake, nen akuzen e pjesemarrjes ne aktivitete politike gjate kohes qe ka qene ne detyre.

Fonseka, i cili doli i humbur ne zgjedhjet presidenciale, akuzohet gjithashtu se ka shkelur procedurat ushtarake te prokurimit.

Ai thote se akuzat jane te motivuara politikisht dhe synojne te ndalojne kundershtimet e tij per rezultatet e zgjedhjeve parlamentare te mbajtura ne prill.

Gjenerali Fonseka u arrestua nga ushtria muajin e kaluar. Protesta te shumta u zhvilluan kunder arrestimit dhe gjykimit te tij ne Kolombo.

Fonseka ishte ne krye te ushtrise se Sri Lankes kur ajo mposhti rebelet e fraksionit Tigrat e Tamilit pas nje beteje qe zgjaste prej 25 vjetesh.

Top Channel