Pakistan, gjendet i lire 5 vjecari i marre peng

16/03/2010 12:50

Familja e djalit 5 vjecar me nenshtetesi britanike, i cili u rrembye para pak kohesh ne Pakistan, ka deklaruar se ndihet shume e gezuar pasi ai u gjet shendosh e mire.

Sahil Saed, nga Oldhami, u rrembye teksa ndodhej ne shtepine e gjyshes se tij nga nje grup personash te armatosur me tre mars.

Policia lokale deklaroi se me vone ai u la nga pengmarresit prane nje shkolle, per te shkuar me pas ne nje fushe ku u gjet nga disa fshatare.

Familja e vogelushit deklaroi nga Oldhami se ndihej shume e lumtur per lirimin e tij dhe saktesoi se ka folur ne telefon me te.

Top Channel