Gjykata e Tiranes ka shtyre per here te trete procesin ne ngarkim te biznesmenit Razeart Taci dhe dy badigardeve te tij Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, te akuzuar nga prokuroria per dhune per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze.
Gjykatesi Petrit Como ka caktuar daten nje prill per seancen e radhes per t’u lene kohe avokateve te te pandehurve, Haxhia dhe Prifti te studiojne me mire dosjen si dhe te konslutohen me klientet e tyre nese procesi do zhvillohet i zakonshem apo me gjykim te shkurtuar.
Prokurori i ceshtjes Gjergji Tako u shpreh se ishte dakord per shtyrjen e seances ne menyre qe palet te kene kohe te pergatisin mbrojtjen e klienteve te tyre. Biznesmeni Taci qendroi per gati dy jave ne paraburgim i akuzuar nga prokuroria per dhunim te gazetarit Baze per shkak te detyres se tij.
Nderkohe ai u la i lire me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit. Ngjarja ndodhi ne nentor te vitit te kaluar ne nje lokal tek ish-blloku.
Top Channel