Zevendespresidenti i Pare ne Parlamentin Europian, Giovanni Pittella mbeshtet kerkesen e Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor per te vertetuar pretendimet e se majtes shqiptare per manipulime te zgjedhjeve.
Pas nje takimi me kreun socialist, Edi Rama, zyrtari i larte europian theksoi se i duhet dhene siguri qytetareve qe kur shkojne per te votuar, shkojne per te votuar ne nje sistem politk e demokratik ne te cilin vota e tij ka vlere.
“Uroj qe qeveria shqiptare ta pranoje kete propozim qe eshte nje propozim qe nuk u sherben vetem socialisteve por te gjitheve. Ne te ardhmen te gjithe duhet te kene te drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, te gjitha partite politike, e gjithe politika shqiptare duhet te konfigurohet si nje politike qartesisht europiane”, u shpreh Pittella.
Sipas tij, eshte per t’u vleresuar vendimi i socialisteve per t’u futur ne kuvend, por eshte e nevojshme transparenca e zgjedhjeve.
“Une lexova dokumentacionin dhe eshte me tere mend e frikshme. Aty pershkruhen rastet, jo nje e dy raste, por dhjetera e dhjetera situata ne te cilat ka persona qe rezultojne te kene votuar, por qe nuk ishin te pranishem ne ate moment dhe ne ate vend. Ka pasaporta qe rezultojne te jene kontrolluar me numrin ne procesverbalin e zgjedhjeve por ne fakt personat qe kishin ato pasaporta deklarojne se nuk kane votuar. Pra, me nje fjale ka prova te pakundershtueshme qe tregojne se ka pasur mashtrim. Dhe keto mashtrime vijne si pasoje e korrupsionit”, theksoi Pittella.
Top Channel