Irani: Do testojme nje rakete te fuqishme

07/03/2010 10:20

Irani provokon serish Izraelin dhe komunitetin nderkombetar pasi eshte gati te prodhoje nje rakete me rreze te shkurter.

“Eshte nje rakete me rreze te shkurter qe mund te shkaterroje objektva deri ne 3000 ton”, tha ne nje interviste televizive, ministri iranian i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi.

Me tej, ai theksoi se raketa mund te leshohet nga brigjet detare apo anijet por do adoptohet edhe per helikopteret e nendeteset. Kjo nuk eshte hera e pare qe Irani provokon nderkombetaret me testimin e raketave, te cilat mund te kercenojne seriozisht shtetin e Izraelit.

Top Channel