Shtepia e Bardhe: Rezoluta armene s’do miratohet

06/03/2010 02:55

Kongresi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk do te miratoje kalimin e rezolutes qe e cileson genocid vrasjen e armeneve prej xhonturqeve ne vitet e Luftes se Pare boterore.Pritet bllokimi i saj ne Kongres

Lajmi njoftohet nga Departamenti i Shtetit ne Uashington. Sipas deklarates se leshuar nga zyra e sekretares Klinton thuhet se “do te kryehet nje pune kolosale per bllokimin e rezolutes”.

Rezoluta e genocidit armen kaloi te enjten pasdite ne parim prej Komisionit te Puneve te Jashtme ne Kongresin amerikan, cka tensionoi marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Turqise. Menjehere pas ketij vendimi Ankaraja zyrtare therriti ambasadorin e saj ne Uashington per konsultime te metejshme.

Top Channel