Misioni i BE-se arreston 28 pirate somaleze

06/03/2010 01:25

Trupat detare te perbashketa te Bashkimit Europian ndaluan 28 somaleze te dyshuar si pirate ne Oqeanin Indian.

Ne njoftimin e tij, misioni europian  saktesoi se 11 persona u ndaluan ne nje anije, ndersa 17 te tjere te ndare ne dy skafe mes Seycelles dhe Mombases ne Kenia.

Operacioni i misionit te BE-se erdhi pas denoncimit te nje sere sulmesh pirate ne zone disa dite me pare.

Piratet somaleze prej kohesh jane shnderruar ne problem per transportin detar te mallrave sidomos te atyre drejt Europes.

Top Channel