Indi, piratet sulmojne anijen malteze

06/03/2010 10:30

Nje anije mallrash me flamur maltez ka leshuar nje sinjal urgjent per ndihme per shkak te nje sulmi te kryer nga pirate somaleze.

Anija ishte ne udhetim mes Ukraines dhe shtetit indian te Orises. Ne momentin e sinjalit SOS, mengjesin e sotem, ajo ndodhej 300 milje ne perendim te ishujve Lakshaduep.

Drejt ketyre koordinatave jane nisur menjehere nje helikopter i blinduar me forcat speciale te marines indiane.

Top Channel