Profesionet e lira do te paguajne TVSH

04/03/2010 08:45

Sikurse ishte paralajmeruar, qeveria vendosi dje te fuse ne skemen e pageses se TVSH-se edhe profesionet e lira.

Behet fjale per nje shtese ne vendimin e dates 21 tetor 2009, “Per percaktimin e kufirit minimal te regjistrimit per Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, sipas se ciles profesionet e lira do te paguajne TVSH, ne rast se kalojne xhiron vjetore 2 milione leke (te reja).

Propozimi erdhi nga ministri i Financave dhe lidhet me reformen e re te zgjerimit te skemes se TVSH-se, e cila ne fillim u aplikua te bizneset e vogla me xhiro vjetore 5 milione leke.

“Per tatimpaguesit qe ofrojne sherbime ne veprimtarite e meposhtme, kufiri minimal i regjistrimit per Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH) te jete 2000000 leke per vit kalendarik”, ishte shtesa e VKM-se, miratuar dje nga qeveria.

Sipas vendimit, profesione te lira konsiderohen avokatet, noteret, mjeket, dentistet, farmacistet, veterineret, arkitektet, inxhinieret, ekonomistet, ekspertet kontabel etj.

Me futjen ne skemen e re te pageses se TVSH-se, sherbimet e ketyre profesioneve do te kushtojne me shtrenjte, duke renduar me tej xhepin e taksapaguesve, pasi shtesa e takses shkarkohet direkt te konsumatori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA