Rikthehet tensioni ne Iran

11/02/2010 10:35

Irani po feston pervjetorin e 31-te te Revolucionit Islamik ne nje tension te larte.

Vala jeshile e protestuesve ka zbritur ne shesh per here te pare pas shtypjes se 27 dhjetorit dhe tete muaj nga fillimi i protestave te ndjekura pas zgjedhjes se Ahmadinejad, te kulmuara me varjen e dy manifestuesve ne fund te janarit.

Regjimi ka mobilizuar ne menyre te ashper milicine Basiji dhe policia ka lajmeruar se “cdo komplot do te zbrampset”.

Kunder dhjetra mijera manifestuesve te zbritur ne shesh qe ne oret e para te mengjesit, ne qender te Teheranit, jane leshuar gazra lotsjelles dhe eshte qelluar me arme zjarri.

Faqja e internetit Jaras ben te ditur se reformatori Mehdi Karrubi dhe ish-presidenti Mohammad Khatami jane sulmuar nga forcat e sigurise, ndersa ishin duke shkuar per ne manifestim.

Gjate incidentit Karrubi ka mbetur i plagosur ne koke. “Makina e tij eshte sulmuar nga forcat e sigurise dhe nga Basiji, duke thyer xhamat”, ben te ditur faqja e internetit “Parleman News”.

Ngjarja ka ndodhur ne Ashrafi Esfahani Street, ku eshte regjistruar nje konfrontim fizik mes truprojave te liderit reformist dhe agresoreve.

“Karrubi eshte ne gjendje te mire shendetesore, por eshte detyruar te ngjitet ne nje tjeter makine duke lene dhe manifestimin”, shton faqja.

Edhe Khatami eshte detyruar te largohet nga sheshi Azadi, kur militantet kane bertitur slogane kunder tij.

Nderkohe, sipas burimeve te opozites, jane shenuar edhe arrestimet e para: eshte ndaluar djali i Karrubit, vellai i Khatamit, nje mbese e ayatollah Khomeini dhe burri i saj.

Gazetareve te huaj nuk u eshte lejuar te ndjekin kortezhet, keshtu qe te gjitha lajmet vijne nga publikime te banoreve ne internet.

Top Channel