Kina, vendi numer 1 ne bote per eksportet

10/02/2010 11:35

Eksportet dhe importet e Kines jane rritur ndjeshem nga janari i vitit te kaluar ne janarin e ketij viti.

Ky fakt ka sugjeruar qe kerkesa globale per prodhimet kineze eshte rritur dhe se konsumatoret kineze po shpenzojne shume.

Shifrat per janarin jane pak me te uleta se ato per dhjetorin, por analistet thone se ato tregojne se tregtia e vendit me pjesen tjeter te botes eshte stabilizuar.

Te dhenat jane publikuar nje dite pasi shifrat e permendura nga Gjermania konfirmuan se Kina eshte bere vendi eksportues numer nje ne bote per vitin e kaluar.

Eksportet e janarit nga Kina u rriten ne 21 perqind, ndersa importet ne 86 perqind. Te dhenat u ngriten krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur shume fabrika u mbyllen per shkak te Vitit te Ri kinez.

Kete vit pushimet rane ne muajin shkurt. Nafta dhe sherbime te tjera ishin gjithashtu shume me te lira nje vit me pare sesa tani, per shkak te ngadalesimit te kerkeses globale.

Top Channel