Edhe Honda probleme me makinat

10/02/2010 10:20

Pas Toyota-s, e cila u detyrua te terhiqte miliona makina per defektet me pedalin e gazit dhe impantin frenues, problemet shfaqen edhe per Honda-n.

Shtepia e dyte automobilistike japoneze ka njoftuar se do te terheqe rreth 437 mije makina, pjesa me e madhe e te cilave eshte shitur kryesisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Kanada, per shkak nje defekti me airbag-un ne vendin e shoferit.

Ne nje komunikate Honda sqaroi se Airbag-u mund te jete shume i forte dhe kjo mund te shkaktoje probleme te drejtuesi i makines.

Makinat qe do te terhiqen jane ato te shitura ne vitin 2001 dhe 2002 dhe jane te tipit Accord, Civic, TL, CR-V dhe Odissey.

Top Channel