Somali, ne janar 258 te vdekur

02/02/2010 16:05

Eshte 258 te vdekur dhe 253 te plagosur numri i viktimave te perleshjeve mes milicive dhe forcave qeveritare ne Somali ne janar.

Per komisarin e larte per refugjatet ne Kombet e Bashkuara (UNHCR) behet fjale per numrin me te larte te viktimave qe prej gushtit te vitit te kaluar.

Kushtet e sigurise problematike e bejne te veshtire dhenien e ndihmes nga ana e organizatave humanitare.

I larte eshte edhe numri i te pastreheve: vleresohet se mund te jene te pakten 80 mije qe prej fillimit te vitit, nderkohe qe numri i pergjithshem i tyre eshte 1.4 milione.

Top Channel