Hapesire, rrezikohen 12 mije vende pune ne SHBA

02/02/2010 15:50

Vendimi i Barack Obames per te anuluar programin qe duhet te riconte njeriun ne Hene mund te rrezikoje 12 mije vende pune.

Me te rrezikuarit jane punonjesit e qendrave amerikane te kerkimit publik dhe privat.

Sipas “Miami Herald”, ne Florida jane ne rrezik 7 mije kontrata ligjore te lidhura si me projektin “Constellation”, ashtu edhe me daljen ne pension te “Shuttle”.

Edhe ne Texas tensioni eshte i larte: rrezikohet qe “Johnson Space Center” e Houston te humbase te pakten 5500 vende pune.

Top Channel