Haiti, OKB: Mbi 480 mije te pastrehe

02/02/2010 13:15

Mbi 480 mije persona kane lene kryeqytetin e Haitit, Port au Princ, pas termetit te 12 janarit.

Lajmin e ka bere te ditur OKB, sipas te ciles rreth 90 perqind e te pastreheve po qendrojne tek te afermit ose miqte.

Si pasoje e mberritjes te te pastreheve ne zonat periferike, cmimet e mallrave si sheqeri apo orizi jane rritur.

“Familjet qe kane pritur personat e mbetur pa shtepi kane nevoje urgjente per mbeshtetje”, ka deklaruar zyra e OKB-se per koordinimin e ceshtjeve humanitare.

Top Channel