Frattini: Izraeli ne BE, rruge e gjate
02/02/2010 11:10
Ministri i Jashtem italian, Franco Frattini ka deklaruar se anetaresimi eventual i Izraelit ne Bashkimin Evropian do te kerkonte nje rruge te gjate.
“Duhet te fillohet me nje rruge te gjate dhe te rendesishme, edhe pse Izraeli eshte nje shtet plotesisht demokratik”, ka pohuar Frattini.
Gjithesesi, Frattini ka nenvizuar se afrimi i Izraelit me Evropen do te rriste gjithmone e me shume influencen e kesaj te fundit ne procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ideja per anetaresimin e Izraelit ne BE u hodh dje nga kryeministri italian, Silvio Berlusconi gjate nje takimi me homologun Netanyahu ne Jeruzalem
Top Channel