Eshte rihapur ceshtja e nje aksidenti ajror te ndodhur 10 vjet me pare ne Paris me nje avion Konkord.
Kompania ajrore amerikane “Continental” dhe pese persona do te dalin para drejtesise franceze pasi akuzohen per vdekjen e 113 personave.
Gjyqi nisi ne nje zone ne afersi te Parisit dhe do te zgjase 4 muaj.
Vetem disa familjare te viktimave do te jene te pranishem, pasi pjesa tjeter eshte kompensuar nga “Air France” fill pas aksidentit.
Pese te akuzuarit jane nje mekanik, nje punonjes mirembajtjeje, kryeinxhinieri, ish-kreu i divizionit te aerospacial dhe nje ish-anetar i organizmit qe kontrollonte aviacionin civil ne France
Avioni mori flake ndersa nisej nga aeroporti i Parisit dhe u rrezua disa minuta me vone ne nje fshat.
Sipas nje raporti zyrtar konkordi preku nje cope metalike qe ishte shkeputur nga nje avion tjeter i saponisur nga ky aeroport.
Top Channel