Obama: Buxheti i 2011 reflekton veshtiresite

01/02/2010 17:50

Buxheti i vitit 2011 reflekton “veshtiresite e medha” te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Deklarata eshte bere nga vete presidenti Barack Obama, gjate prezantimit te ligjit te ri per shpenzimet, qe parashikon nje buxhet prej 3800 miliarde dollaresh.

“Nje dekade shpenzimesh te crregullta i ka lene Shtetet e Bashkuara ne borxhe te thella. Ne nuk do te mund ta ulim deficitin nga njera dite ne tjetren”, ka deklaruar Obama.

Shefi i Shtepise se Bardhe ka theksuar se ligji financiar per vitin 2011 e ve vendin ne nje rruge me te sigurte dhe ka shtuar se disa shkurtime te shpenzimeve jane “te dhimbshme”, ndersa disa te tjera “te kuptueshme”.

Top Channel