Egjipt, planifikuan atentate, 26 ne pranga

01/02/2010 09:45

Forcat egjiptiane te sigurise kane ndaluar 26 persona gjate nje aksioni kunder nje celule te Xhihadit Islamik.

Sipas te dhenave, ata po programonin atentate terroriste ndaj turisteve te huaj ne vendin afrikan. Ata do qendrojne per 15 dite ne qeli, ndersa arrestimet jane kryer ne provincat Mansoura e Dakahiliya.

Si prova materiale jane sekuestruar edhe arme zjarri e eksploziv. Ata kishin planifikuar goditjen e turisteve amerikane e izraelite ne zonat turistike te Egjiptit. Atentate ishin planifikuar edhe ndaj anijeve amerikane ne Kanalin e Suezit, ndersa disa banka ne Aleksandri ishin vene ne shenjester.  

Top Channel