Berlusconi: Enderroj Izraelin ne BE

01/02/2010 15:30

“Kam nje enderr, qe Izraeli nje dite te anetaresohet ne Bashkimin Evropian”. Me keto fjale kryeministri italian Silvio Berlusconi ka nisur viziten e tij ne Jeruzalem.

“Jemi ketu per te deshmuar vullnetin e bashkepunimit mes dy popujve qe jane prane njeri-tjetrit”, ka deklaruar Berlusconi gjate takimit me kryeministrin izraelit Netanyahu.

Kreu i qeverise italiane ka dhene garanci per mbeshtetjen e vendit te tij ndaj Izraelit. “Do t’i kundervihemi te gjithe kujt ve ne diskutim ekzistencen e Izraelit”, ka shtuar ai.

Top Channel