Shefi i CIA-s ne Izrael

31/01/2010 17:45

Faqja zyrtare e internetit e sherbimit sekret izraelit konfirmoi zerat se ne Jeruzalem gjate diteve te shkuara ishte per nje vizite shefi i CIA-s, Leon Paneta.

I njejti burim shton se Paneta gjate vizites se tij u takua me kryeministrin Netanyahu, me ministrin e Mbrojtjes Barak dhe me shefin e Mossad, Meir Dagan.

Nderkohe mediat izraelite, pohojne se ne qender te vizites dhe bisedimeve mes Panetas dhe zyrtareve te larte hebraike ne Jeruzalem ishte lufta ndaj bazave te Al Kaedas ne Jemen dhe ceshtja iraniane.

Top Channel