Kompania Toyota ne kaos

30/01/2010 12:00

Toyota do te terheqe 1.8 milione makina nga tregu europian si pasoje e problemeve ne pedalin e gazit.

Lajmin e ka bere te ditur vete shoqeria ne nje komunikate. Grupi japonez ka saktesuar se tashme edhe gjendur zgjidhja dhe operatoret do t’i japin pergjigje me te sakta klienteve.

Persa ka ndodhur presidenti i Toyota-s i ka kerkuar ndjese personale pronareve te makinave.

Gjate nje interviste per rrjetin televiziv publik japonez NHK, Akio Toyoda u shpreh: “Jemi te trishtuar qe i kemi shkaktuar nje problem te tille klienteve tane”.

Kompania ende nuk ka dhene shpjegime per problemin teknik ne makina por premton se do ta beje kete gje sa me pare te jete e mundur.

Top Channel