Islanda: Anglia dhe Hollanda po bllokojne FMN-n

30/01/2010 03:20

Presidenti islandez, Olafur Ragnar Grimsson akuzoi Britanine e Madhe dhe Hollanden per bllokimin e huase se nevojshme premtuar prej FMN-se per Islanden ne menyre qe kjo e fundit te dale nga kriza e thelle ekonomike.

“Ndihemi te mashtruar. Britania dhe Hollanda po perdorin influencen e tyre ne Fondin Monetar Nderkombetar per te bllokuar programin e ketij institucioni qe te vazhdoje perpara me Islanden”, eshte shprehur ne nje interviste per CNN, Grimesson.

Deklarata me e fundit e presidentit islandez minon edhe shpresat e vendit nordik qe ne nje te ardhme te afert te behet pjese e Bashkimit Europian.

Top Channel