Iraku, Blair: Nuk ka marreveshje sekrete me Bush

29/01/2010 16:10

Tony Blair ka deklaruar se nuk ka bere asnjehere marreveshje sekrete me George W. Bush ne lidhje me nderhyrjen ushtarake ne Irak.

Ne audicion perpara komisionit britanik qe heton per ate konflikt, ish-kryeministri ka kujtuar se ne Teksas, ne 2002-shin, nuk kishte mistere ne lidhje me nevojshmerine per te zgjidhur problemin e Sadam Husein me nje “metode qe duhej vendosur”.

“Sadam Husein kishte kapacitetet dhe synimin per te ndertuar arme te shkaterrimit ne mase”, tha Blair.

Sipas tij, rrezimi i Sadamit ka permiresuar dhe shpetuar jetet e shume irakianeve.

Top Channel