Hyn ne fuqi “Antimafia”

24/01/2010 18:10

Hyri ne fuqi ligji i shumedebatuar Antimafia, I cili u kalua ne parlament nje muaj me pare.

Nje ligj i cili qe nga ky moment, per cilindo qe nuk e ka te deklaruar pasurine rrezikon jo vetem qe ta humbase ate, por edhe ti nenshtrohet nje hetimi per implikim ne trafik te paligjshem. 

Gjate 30 diteve, kohe e cila zyrtarizon ligjin, misionet e huaja te ndihmes ligjore qe operojne ne Shqiperi kane zhvilluar takime me zyren e sekuestrimeve ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku eshte  diskutuar zbatimi i ketij ligji ne territorin shqiptar, pasi shume prona apo te holla kane si prejardhje ose pune ne te zeze, emigracion ose shmangie te detyrimeve tatimore.

Dhe ne kete rast do te jete i akuzuari qe duhet te sjelle prove ne te kundert, dhe jo organi i akuzes ta provoje qe ai i ka fituar ne menyre te jashteligjshme parate e tij te padeklaruara.

Por fillimisht pjesa qe do te preket jane ata, per te cilet zyrtarisht thuhet se eshte krijuar ky ligj. Zyra e sekuestrimeve ne Prokurorine e Krimeve te Renda fillimisht po punon per rivleresimin e masave te sekuestros ndaj disa te pandehurve qe jane ne proces gjykimi. Gjithashtu edhe te hetuarit apo te gjykuarit e bandave me ne ze ne vend te akuzuar per krim te organizuar e pastrim parash.

Ligji u konsiderua me probleme, nga shoqata e prokuroreve ajo e avokateve si edhe juristeve te njohur ne vend. Ne ligj thuhet se, dispozitat zbatohen per pasurite e personave, mbi te cilet ekziston nje dyshim i arsyeshem, bazuar ne indicie, i cili sipas atyre qe e kundeshtuan mund te perbeje arbitraritet ne zbatimin e ketij ligji.

Top Channel