Permbytjet, Minxhozi: Topalli provokoi opoziten

16/01/2010 20:20

Kryeredaktori i revistes “Mapo”, Skender Minxhozi ka deklaruar se kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka provokuar opoziten me ftesat e derguara per deputetet e PS-se.

Sipas tij, kjo ishte nje “strategji e mirefillte” e mazhorances per te mos pasur ne parlament opoziten, pikerisht, sipas tij, me rastin e permbytjeve qe ndodhen ne Shkoder.

“Ka qene nje provokacion i arrire dhe mesa duket PS-ja nuk do te hyje ne parlament… Opozita u provokua nga zonja Topalli. Mazhoranca duke u ndodhur ne nje pozicion mjaft delikat, me permbytjet ne Shkoder, nuk ka pasur asnje interes ta kete opoziten ne parlament”, theksoi Minxhozi ne nje lidhje te drejtperdrejte ne edicionin e lajmeve ne Top Channel.

“Ne te vertete duket nje truk i qeverise ne menyre qe te mos kete opoziten ne parlament. Eshte per te ardhur keq se si zonja Topalli po perdore postin qe ka”, theksoi Minxhozi.

Duke folur per rolin e opozites gjate permbytjeve, Minxhozi theksoi se eshte nje rast mjaft i mire qe ajo te kthehet ne parlament per t’i kerkuar llogari qeverise.

“Eshte nje gabim mosfutja ne parlament. Opozita po humb nje rast te mire per te shitur sic duhet aksionet e saj. Ky do te ishte nje vendim i perkohshem pasi ne cdo rast mund t’i kthehej pozicionit te saj te meparshem”, theksoi Minxhozi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA