Kryeministri Grek, Jorgos Papandreu mban premtimet e tij elektorale per emigrantet qe banojne ne Greqi.
Sipas njoftimit te bere prej kryeministrise greke mbasditen e se martes, qeveria miratoi ligjin per dhenien e shtetesise per rreth 220 mije emigrante me origjine greke qe jane pajisur me karten e homogjenit. Shtetesia greke do t’u jepet edhe gjithe femijeve te lindur ne Greqi.
Dhenia e shtetesise do t’u mundesohet edhe femijeve te emigranteve te cilet kane kryer te pakten tre vitet e para te shkolles fillore ne Greqi. Kjo kategori femijesh do te kete te drejten te vendose nese do te marre ose jo shtetesine menjehere sapo te arrijne moshen 18 vjec.
Qeveria vendosi edhe dhenien e te drejtes se votes, por dhe te te zgjedhurit, fillimisht per homogjenet dhe emigrantet qe jetojne ne menyre te ligjshme tre vitet e fundit ne Greqi, qe ne zgjedhjet e ardhshme lokale, ndersa ne planet e qeverise Papandreu, parashikohet zgjerimi i kesaj te drejte edhe per votimin ne zgjedhjet parlamentare.
Top Channel