Ish te perndjekurit, ndihme te nderkombetaret

17/12/2009 09:20

Ish te perndjekurit politike  te sistemit komunist leshuan dje ultimatumin e pare, drejtuar institucioneve qeveritare, per zgjidhjen e menjehershme te kerkesave te tyre.

Nder te tjera ata u bejne thirrje institucioneve nderkombetare te nderhyjne per zgjidhjen e kesaj çeshtjeje. Kjo deklarate ka ardhur si pasoje e gjendjes se renduar shendetesore qe paraqitet te grevistet.

“Nuk dime si ta kuptojme memecerine dhe indiferencen e shtetit. Te pakten te vijne te na takojne dhe t’i pyesim se ndoshta i kemi ne ndonje borxh qeverise, dhe ja ata neve, qe na moren vite te tera jete pa kurrfare te drejte”, theksoi Gjergj Ndreca, njeri prej grevisteve.

Sipas tij, organet qeveritare jane te detyruara t’i demshperblejne ata.

“Shteti na ka borxh jo vetem vitet e jetes qe kaluam burgjeve, por edhe voten. E votuam Sali Berishen qe sot eshte ne pushtet, sepse na premtoi gjate fushates elektorale se do te na demshperblente si ish te burgosur te regjimit komunist, ndryshe nuk do t’ia kishim dhene. Kryeministri duhet te mbaje pergjegjesi per premtimet e dhena, ndryshe ne do vazhdojme greven e urise”, sqaroi grevisti.

Perveç mosushqyerjes, shkak per perkeqesimin e shendetit te tyre eshte bere edhe moti i lagesht e me shi. Streha e tyre per gati dy muaj ka qene nje çader dhe disa plastmase te improvizuara per te penguar shiun.

Lageshtia ka depertuar ne shtreterit e tyre prej bukepeshku, duke shkaktuar ftohje dhe komplikacione te tjera shendetesore. “Shurdhmemeceria e shtetit po na fyen rende, por njekohesisht po na ben edhe me te forte per te vazhduar greven.

Nuk kam pare e degjuar qe nje shtet deri me sot te shkele me kembe qytetaret e tij, siç po ndodh aktualisht ne Shqiperi”, tha Ndreca.

Ish te burgosurit politike jane ta vendosur te vazhdojne greven deri kur instancat qeveritare te marrin persiper pergjegjesite e tyre dhe t’i demshperblejne ata per vitet e denimit si pasoje e regjimit komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA