Red Hot Chili Peppers, Frusciante braktis grupin

15/12/2009 17:10

Per te dyte here ne historine e Red Hot Chili Peppers, kitarristi John Frusciante ka braktisur grupin kalifornian.

Kete lajm e ben te ditur faqja “Musicradar” qe citon burime te aferta prane bandes amerikane ku mendohet se tashme ka nisur punen nje kitarrist i ri. Anetaret e tjere te RHCP nuk e kane komentuar kete lajm qe mund te konsiderohet edhe si ndarja e dyte pas largimit ne vitin 1992.

“Musicradar” pohon se Josh Klinghoffer po punon me grupin prej disa muajsh. Mendohet se nuk kane qene mosmarreveshjet mes Frusciante-s dhe treshes Anthony Kiedis, Flea dhe Chad Smith ato qe kane larguar kitarristin, por projektet e tij personale.

“E gjithe makina e nje bande te muzikes rock nuk e terhiqte me”, thekson burimi qe shton se ai tashme do nise projektet si solist. Ne vitin 1992 John Frusciante u largua per shkak te problemeve me drogen dhe ai u zevendesua nga Dave Navarro, i cili nuk arriti te futej asnjehere ne filozofine e grupit.

Top Channel