Neritan Licaj, aktori qe erdhi nga bota e regjisures

14/12/2009 19:20

Te gjithe e mbajne mend ate me rolin e Gentit tek filmi “Une ti dhe Kasandra”, por per Neritan Licajn, nuk ka qene ky roli i pare ne kinamatografi.

 

Fillimet e tij si aktor kane qene ne fundvitet ’80 kur ishte ende student i regjisures, ne Akademine e Arteve te Bukura, tek filmi “Kolonel Bunker” dhe me shfaqjen teatrore “Viktimat e detyres”.

Do te ishin keto dy rolet e para te Neritanit te cilat do te benin qe prej 20 vitesh ai te mos ndahet nga skena e teatrove dhe ekranit te filmit shqiptar.

Ne kete mot te ftohte ate e gjejme ne aktivitet jashte teatrit. Ai kohen ia kushton dy djemve dhe bashkeshortes pa harruar edhe miqte.

Ne mengjeset pa impenjime e takojme me aktorin Genc Fuga. Bisedat perqendrohen zakonisht te profesioni dhe jeta e perditshme.

Miqesia mes Gencit dhe Neritanit eshte e hershme, qe ne vitet e gjimnazit. Per cdo fragment te miqesise Genci e gjen  gjithnje nje histori per te na treguar.

“Legjenda ka qene shume e thjeshte: Neri liceun e ka pasur per skulpture. Ai kishte moshen e vellait tim dhe ishte pjese e grupit ‘Stropio’. Kishin fituar respektin e pedagogeve dhe e shijonin gezimin dhe e prodhonin ate”, shprehet Genci.

E teksa degjojme rrefimin e Gencit, ai me historite qe na tregon per Neritanin nuk shmanget pa na treguar edhe disa te cilesi te mikut te tij, tashme prej 30 vitesh.

“Lidhjet e mia me teatrin ishin shume te hershme dhe ishte nje lloj dashurie qe une doja te gjeja lidhjen me Akademine e Arteve dhe nuk kishte gje me te mire sesa te bisedoja me Nerin”, shprehet Genci.

Por, gjithashtu Genci na ve ne dukje, pervec te tjerash, edhe cilesi te cilat tek miku i tij i ngushte i duken me pak te dobishme.

“Ka shume energji dhe kjo disa here edhe mund te te demtoje edhe fizikisht. Ne nje kohe kur bileta vajtje-ardhje e trenit ka qene 138 leke per ne Fier, une dhe Neri kemi ikur nga Tirana me 50 leke. Ishte nje nisme e imja dhe e tij qe u realizua me sukses. Me 1 lek ne xhep, por u kthyem ne Tirane”, rrefen Genci.

E pas disa momentesh qe ndan me ne, Neritanin e leme ne vendin e tij te preferuar te punes, ne studion e dublimit te filmave me kartona, me te cilat merret gjate periudhes qe eshte jashte skenes se teatrit dhe jashte shesheve te xhirimit.

Top Channel