PS, te henen rikthehen protestat

11/12/2009 08:10

Opozita rikthen protestat per hapjen e kutive. Duke nisur nga dita e hene, nje sere tubimesh do te zhvillohen ne disa qytete te vendit per t’u finalizuar serish me nje miting ne Tirane.

Pas ketij aksioni do te kete serish nje nderprerje per shkak te afrimit te festave per te rifilluar ne muajin janar.

Gjate ketij muaji pritet te kete nje intensifikim me te madh te protestave per t’u rikthyer serish ne kryeqytet me nje organizim edhe me te madh.

Sipas premtimeve te organizatoreve, protesta e radhes do te jete shume here me e madhe se ajo e 20 nentorit.

Burime nga selia roze, theksuan se diten e hene pritet te zhvillohet protesta e pare ne Qarkun e Beratit, per te vijuar pastaj me disa qytete te rendesishme si Shkodra, Vlore etj.

Ne daten 21 pritet te zhvillohet miting ne kryeqytet, duke i dhene fund fazes se protestave para festave.

Burimet nga PS saktesuan se behet fjale per protesta qe kane te gershetuar mes tyre, kerkesen per hapjen e kutive te votimit ose ne te kundert Berisha te largohet, problemet sociale qe kercenojne vendin si rritjen e çmimit te energjise ne muajin janar, taksat e larta per bizneset etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA