Piktor rruge, artistet qe kane atelje trotuarin

11/12/2009 18:40

Ka shume njerez qe buken e gojes e nxjerrin neper rruget e Tiranes. Mes variacioneve te lemoshes, shitjes se cigareve dhe gjithfarelloj veprimtarish, dikush ka gjetur nje zgjidhje origjinale.

Pjeter Lala eshte emri i protagonistit te radhes dhe eshte sic njihet nga te gjithe “Piktori i rruges”. “Prej vitesh punoj ne rruge, jo vetem ne Tirane, por edhe ne Ulqin, Prishtine e Shkup”, thote Pjetri. Nje zoteri fjalepak qe mbijetesen e tij dhe te familjes e ka siguruar duke kombinuar pasionin e tij me sakrificen e daljes ne rruge. “Kam 6 femije dhe gruan. Mosha e tyre eshte 23, 21,19,17,14 dhe 12”, shton artisti.

Eshte e pashmangshme per kedo qe kalon prane mos t’i hedhe nje sy pikturave qe per mure kane hijen e nje peme buze trotuarit nderkohe qe Pjetri eshte vazhdimisht duke pikturuar. Dikush qe ka vendosur te dale ne rruge, cfare punesh te tjera mund te kete bere? “Kam bere shume pune. Si zanat jam agronom por i bej te gjitha llojet e ustalleqeve”, thekson piktori autodidakt.

Nuk eshte nje piktor i mirefillte, por nje njeri i apasionuar pas artit pamor, me te ardhurat e te cilit ka vendosur te mbaje ne kembe familjen dhe t’u jape arsim te larte 6 femijeve te tij. “Piktori i rruges” eshte nje term shume pak i njohur per Shqiperine, nderkohe qe ne vendet europiane piktoret e rruges jane te shumte.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel