Perfaqesuesja juridike e Frances Edvizh Bejar, duke iu drejtuar sot Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, tha se shkeputja nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare dhe se GJND-ja nuk duhet te marre nje qendrim mbi shpalljen e pavaresise.
Ne diten e shtate te shqyrtimit te ceshtjes ne Pallatin e Paqes ne Hage, Bejar ka thene se, deklarata e Serbise ka konfirmuar se ne te drejten nderkombetare nuk ekziston asnje dispozite sipas te ciles deklarata mbi pavaresine e Kosoves do te ishte ne kundershtim me te.
“Shkeputja nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, prandaj Gjykata duhet te refuzoje te marre nje qendrim”, ka theksuar perfaqesuesja franceze.
Qendrimet e tyre sot do t’i prezantojne edhe Jordania e Norvegjia, te cilat tashme e kane njohur pavaresine e Kosoves.
Top Channel