Kengetari Pete Doherty eshte ndaluar prej policise gjermane ne Berlin, pasi ne gjendje te dehur ka sulmuar dhe demtuar nje makine.

Sipas revistes gjermane “Bild”, kengetari ka kaluar naten mes se shtunes dhe te dieles ne nje bar duke pire dhe me pas, rreth ores 7 te mengjesit, duke dale prej lokalit ku ndodhej  sebashku me disa miq te tij, ka hedhur nje shishe birre ne menyre te qellimshme kundrejt nje makine qe ndodhej e parkuar aty prane.

Menjehere pas kesaj, pronarja e makines kishte njoftuar policine pa e ditur se cili ishte agresori i makines se saj. Autoritetet gjermane njoftojne se Doherty u mbajt per rreth 3 oe nga policia dhe me pas eshte liruar duke paguar nje gjobe te majme kundrejt pronares se makines.

Top Channel