TIFF, cmimi i madh shkon per dy filma

07/12/2009 09:15

U ndane dje ne mbremje cmimet kinematografike te Tirana International Film Festival, edicioni i shtate.

Cmimi i madh iu dha filmave “Gruaja pa piano“ e Havier Rebojos dhe “Akademia e Platos“ i Filipos Tsitos. Ndersa regjisori me i mire u shpall Gjergj Xhuvani. Ne filmin “Liindje-Perendim-Lindje”, aktoret protagoniste kane marre cmimin e festivalit.

Cmimin e publikut e ka marre regjisori Ilir Kaso me filmin “Kamioni”, ndersa DigitAlb dha 5 cmime DigiArt per filmat e transmetuar ne kanalin Digi Promo. Viktor Gjika dhe regjisori grek Teo Angelopulos jane nderuar me cmime nderi nga TIFF.

Kete sezon ne gare ishin 14 filma me metrazh te gjate dhe rreth 100 me metrazh te shkurter.

Top Channel