Sarah Jessica Parker, nene part time

05/12/2009 14:10

Eshte e lodhshme te jesh nene e njekohesisht te kesh shume impenjime te tjera.

Edhe divat e Hollywood deshirojne te kalojne gjithe kohen ne femijet, por ja qe i duhet te punojne fort.

Sarah Jessica Parker ne nje interviste per revisten “Glamour” edicioni amerikan thote se ka mundur te jete nene part time per binjaket e saj, Tabitha e Marion.

Aktores i eshte dashur te nise xhirimet e “Sex and The City” dhe kjo i ka marre te gjithe kohen e mundshme.

“Eshte nje konflikt i madh ky, pasi duhet te punoj fort, ama dua te rri edhe me femijet e mi. Por jam me fat, sepse ato kane nje dado qe kujdeset shume dhe qe me ben mua te jem e qete. Sfida ime eshte te jem nene e mire dhe aktore ne te njejten kohe, por eshte shume e veshtire”, thote Sarah.

Top Channel