Heqja nga perdorimi i automjetit per nje sere zyrtaresh te larte te shtetit, perfshi dhe deputetet, krijoi disa kursime te vlefshme ne buxhet.
Pikerisht ne periudhen kur po diskutoheshin kerkesat e disa institucioneve per fonde shtese, Ministria e Financave e gjen zgjidhjen te fondi rezerve, i krijuar nga ligji i ri “Per transportin e zyrtareve te shtetit”. Burime zyrtare nga ministria thone se ne total kursehen rreth 562 milione leke, por shuma mund te jete edhe me e madhe per shkak se ndodhet ende ne fazen e perllogaritjes.
Ne total kerkesa e ministrive te ndryshme dhe institucioneve te pavarura ishte per nje shtese ne buxhet ne masen 1.5 miliarde leke, por ministria aprovoi vetem 562 milione leke, shuma e krijuar me kursimet e automjeteve te deputeteve dhe zyrtareve te tjere.
Ne total, buxheti i shtetit per vitin 2010 u planifikua te ishte rreth 411 miliarde leke. Pretendimet e shumta per me teper fonde e bene me konfuz procesin, duke tejzgjatur perfundimin e miratimit te projektbuxhetit. Eksperteve te Ministrise se Financave iu desh te llogarisnin nga e para te gjithe zerat per shpenzime, ne menyre qe te gjenin hapesira per rritje.
Ne fillim u mendua se nga makinat e zyrtareve, te cilat do te hiqeshin nga perdorimi, do kurseheshin rreth 520 milione leke (afro 600 milione dollare). Por duke pare se presioni i larte nga radhet e ministrive per me shume fonde ne buxhet po behej i vazhdueshem, ministria shtoi edhe 62 milione leke te tjera, qe serish vinin nga kursimet e zyrtareve.
Tre ishin kerkesat kryesore te miratuara nga Ministria e Financave per fonde shtese: 500 milione leke per Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit, 62 milione leke per Kuvendin e Shqiperise dhe rreth 23 milione leke per Kontrollin e Larte te Shtetit. Te gjitha keto fonde shtese u miratuan nga Parlamenti ne minuten e fundit, pasi ministria kishte dhene aprovimin, duke pare shumen e llogaritur nga kursimet e mbi 2000 automjeteve.
Por te tjera institucione nuk dolen aspak te kenaqura, pasi kerkesat e tyre nuk u moren parasysh. Sherbimi Informativ Shteteror, Prokuroria e Pergjithshme, Avokati i Popullit, si dhe Ministria e Mjedisit moren pergjigje negative si nga Kuvendi permes votes kunder te deputeteve, ashtu dhe nga Ministria e Financave, e cila per pak la pa rroga KLSH-ne.
Eksperteve te Financave iu desh te llogarisnin nga e para te gjithe zerat per shpenzime, ne menyre qe te gjenin zgjidhje.
Top Channel