Kinema, arte marciale me “Ninja Assassin”

01/12/2009 14:50

Pritet te dale kete fundjave ne sallat e kinemase filmi “Ninja Assassin”, i cili i dedikohet luftetareve misterioze japoneze.

Filmi ben fjale per nje djale te ri, Raizo, i cili eshte nje nder vrasesit me te pameshirshem ne bote.

I mare qe i vogel nga rruga, ai eshte kthyer ne nje killer profesionist nga nje klan misterioz japonez, ekzistenca e te cilit konsiderohet nje mit.

Por i perndjekur nga ekzekutimi pa meshire i nje miku te tij nga ana e klanit, Raizo do te shkepuse lidhjet e tij dhe do te zhduket.

Per kete veprim ai konsiderohet nga klani si nje tradhtar dhe pas tij do te vihen nje numer i madh ninxhash per ta eleminuar.

Filmi po pritet me padurim nga adhuruesit e kultures japoneze, pasi do te ofroje skena te mirerealizuara me arte marciale.

Aktori qe luan personazhin kryesor te filmit, Rain, shpreson qe ashtu si Bruce Lee dhe Jackie Chan te depertoje ne boten kinematografike te Hollivudit.

Top Channel