Rourke, lidhje me familjet mafioze ne New York?

19/10/2009 17:10

Hije dyshimi mbi te shkuaren e aktorit amerikan Mickey Rourke, i cili ashtu si Frank Sinatra akuzohet per lidhje me boset e mafies se Nju Jorkut.

Dy libra te publikuar kohet e fundit e lidhin Rourke me mafien e “Molles se madhe” ku ligjin e bente familja Gotti. Mickey mendohet se ka qene shume i lidhur me vellain e John Gotti-t, John “Junior” Gotti. Autori i nje prej librave, Gerald Posner shkruan se aktori shkoi edhe me tej. duke krijuar nje klan te vetin, sipas shembullit te marre nga mafiozet italiane.

Behet fjale per librat “Miami Babylon” dhe “This family of mine”, ku ky i fundit eshte autobiografia e vajzes se John Gotti-t, Victoria Gotti. Ne librin e dyte shkruhet se nje dite John “Junior” dhe Mickey Rourke u arrestuan ndersa ishin duke udhetuar bashke.

Por Posner shkon edhe me tej, duke thene se ai eshte shume i dhene pas idealeve te mafioze. “Ai arriti te beje qe 13 shoke te tij te betohen per besnikeri. Ne kete rast, ne vellazeri eshte futur edhe nje pronar klubi ne Miami i quajtur, Gary James”, shkruan Posner.   

Top Channel