Gjykata ne Beverli Hills paralajmeron aktoren Lindsi Lohan se mund te perfundoje ne burg nese mungon ne programin kunder varesise ndaj alkoolit.

Lohan eshte paraqitur ne gjykate te premten ne mengjes me urdher te gjykateses Marsha Rivel i cila i ka njoftuar aktores se ne rast se programi konsultues per shmangien ndaj varesise se alkoolit nuk do te ndiqej rregullisht prej saj, ndaj saj do te ndermerrej masa e denimet me burg per nje vit.

Lohan eshte ndaluar nga policia amerikane ne gjendje te dehur ne vitin 2007 dhe gjykata ne ate kohe pezulloi denimin me burgim prej 12 muajsh ne kembim te ndjekjes se nje programi konsultues ndaj varesise alkoolike prej aktores.

Top Channel