Shock-Madonna: Kam menduar te vras veten

16/10/2009 08:50

Rrefim shokues i kengetares amerikane Madonna, e cila pranon ka menduar te vrase veten jo shume kohe me pare.

“Duhet te falenderoj punen time nese jam ende gjalle”, shprehet mbreteresha e muzikes pop ne nje rrefim te gjate per tabloidin “The Sun”.

Miss Ciccone shprehet se divorci pas tete viteve martese me regjisorin Guy Ritchie e demtoi shume dhe e beri te mendonte edhe per vetevrasjen. “Doja te hidhesha nga dritarja”, thote mes te tjerash kengetarja, sipas se ciles, impenjimet e vazhdueshme me pune e kane nxjerre nga kjo vorbull e erret mendimesh.

“Mendoj se ka qene puna ajo qe me ka mbajtur ne jete”, pohon Madonna. Aktualisht ajo jeton me modelin brazilian Jesus Luz, shume vjet me i ri se ajo.

Top Channel