Rajna Kovaci, trashgimtarja e artistit te madh

16/10/2009 19:10

Kur thua Rajna Kovaci menjehere te shkon ne mendje baritoni i njohur Ramiz Kovaci.

E prezantuar si trashgimtarja e artistit te madh, Rajna njihet si analiste e problemeve social-kulurore, pervec punes se saj si perkthyese apo botuese e gazetes se njohur per grate “Diana” ne vitet 2003-2005.

“Diktatoret dhe burrat e pangopur me grate” eshte libri i saj i botuar dhe ribotuar dy vjet me vone, nderkohe qe puna e saj e fundit i eshte perkushtuar te atit, Ramiz Kovacit, nje ze brilant dhe i paperseritshem.

E edukuar me frymen e forte te familjes, Nikoleta nje bullgare e dashuruar me te shoqin ne cdo moment thote se Rajna ka qene model per te.

“Kam qene kerkuese shume ndaj Rajnes. Ka lexuar shume, e kam ndihmuar se kam punuar ne biblioteke, ka nje kulture shume te madhe. Ka qene shume e bindur dhe shume e edukur, ka qene vajza model”, eshte shprehur Nikoleta, e ema e Rajnes.

Me nje jete intensive si gazetare, perpiqet te jete nje nene e mire.

Momentet me te bukura per familjen e saj jane kujtimet dhe fotot, ato flasin dhe qeshin sikur jeta e tyre te projektohej ne nje film.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel