Di Caprio, e dashura e re quhet Whitney Port

16/10/2009 12:00

Leonardo Di Caprio le pas historine me modelen izraelite Bar Rafeli. Aktori amerikan ka filluar te shoqerohet me nje 24 vjecare te quajtur Whitney Port.

Ne fakt, shoqja e tij e re eshte nje figure e dashur per amerikanet. “Jane takuar ne New York dhe Leo flirtoi me te si nje i cmendur duke i kerkuar numrin e telefonit. Whitney nuk i vuri shume rendesi sepse kishte degjuar qe Leo shoqerohej me shume femra. Kur ai e telefonoi, Port mendoi se ishte dicka miqesore. Por Di Caprio eshte treguar shume i embel me te”, deklaron nje burim anonim.

Do te jete kjo nje tjeter histori e gjate per protagonistin e “Titanic”? Keshtu beson e dashura e tij e re, e cila nuk kerkon te kaloje thjesht disa dite me aktorin.  

Top Channel