Lezhe, plagoset me arme pas sherrit
15/10/2009 11:50
Pas nje sherri per motive te dobeta eshte plagosur mbremjen e djeshme ne qytetin e Lezhes shtetasi Arben Toma.
Ai eshte qelluar me arme zjarri prane stadiumit “Beselidhja”, nga nje shtetas i cili sipas policise dyshohet te jete shtetasi me inicialet A.F i cili eshte shoqeruar mengjesin e sotem.
I plagosuri eshte derguar menjehere ne urgjencen e spitali ku fale nderhyrjes se mjekeve eshte ne gjendje jashte rrezikut per jeten.
Deshmitaret ne vendngjarje thone se ngjarja erdhi pas nje konflikti banal mes dy personave tre dite me pare dhe qe ka degjeneruar ne perdorimin e armeve te zjarrit.
Top Channel