“Princesha e bukur” i rikthehet Da Vincit

14/10/2009 09:30

Gjeniu italian i periudhes se mesjetes, Leonardo Da Vinci eshte autori i piktures se famshme “Princesha e bukur”.

Deri kohet e fundit, studiuesit e artit ia kishin atribuar shkolles gjermane kete pikture te rralle, por zbulimi i gjurmeve te gishterinjve ne portret ia “kthen” Leonardos vepren qe ai e krijoi rreth 500 vjet me pare. Telajoja e piktures eshte ne permasat 33cm x 23cm dhe ne vitin 1998 u shit ne ankandin e Christie per 19 mije dollare.

Por dy vjet me pare ajo ra ne duart e kanadezit Peter Silverman, i cili deshironte te mesonte me shume per kete pikture dhe teknikat me te cilat ishte krijuar. Pas studimeve ne nje laborator te Parisit u vune re gjurme gishtash qe me pas rezultuan se ishin te gjeniut italian pasi u krahasuan me ato te piktures “San Girolamo” qe aktualisht ndodhet ne muzeun e Vatikanit.

Tabloidi britanik “Times” shkruan se tashme vlera e piktures mund te arrije deri ne 100 milione sterlina. Pervec gjurmes se gishtit, do kryhen edhe analiza te tjera me rreze infra te kuqe per gjurme karboni. Ky perberes eshte perdorur mes viteve 1140 dhe 1650. Portreti tregon nje grua te fundit te shekullit XV, epoke ne te cilen ka jetuar Leonardo.

 
 
 
 

Top Channel