Madonna ofron kepucet per bamiresi

13/10/2009 16:15

Madonna ka ofruar per bamiresi nje nga palet e kepuceve te saj te preferuara “Christian Dior”, ne mbeshtetje te edukimit te femijeve rome ne Rumani.

Organizatoret thane se kepucet e firmosura nga mbreteresha e popit, do te shiten ne ballon vjetore qe zhvillohet ne Ovidiu Rom, ne fund te ketij muaji.

Kengetarja ka terhequr vemendjen pas deklarimeve te saj gjate koncertit te ketij viti ne Bukuresh per t’i dhene fund diskriminimit te romeve evropiane.

Pjesemarresit e ballos do te kene mundesi te marrin pjese ne ankandin e organizuar me kete rast, ku pervec kepuceve, do te jete ne shitje edhe nje zinxhir ari i aktores Vanessa Redgrave.

Top Channel