Polemika pas arratisjes se shqiptarit nga burgu

10/10/2009 15:45

Po skicohen me qarte detajet e arratisjes se bujshme nga burgu i Ternit i 38 vjecarit shqiptar Taulant Toma, i denuar per rrembim. (UPDATE)

Pas nje ndeshjeje futbolli, i burgosuri nuk eshte kthyer ne qeline e vet dhe megjithe perpjekjet e medha te forcave te rendit, me ndihmen edhe te helikoptereve dhe qenve,  kerkimet nuk kane dhene ende asnje rezultat.

Polemika te forta jane hapur per menyren se si i burgosuri shqiptar ka arritur te arratiset nga nje burg i sigurise se larte.
Duke perfituar nga nje e çare ne rrjeten rrethuese te fushes se futbollit, ai ka dale ne murin rrethues dhe e ka kapercyer ate.

Taulant Toma eshte nje prej anetareve te bandes shqiptare te denuar per vrasje dhe rrembime, kryesuar nga Ilir Paja, te cilit forcat italiane te rendit i kane vene nofken Ufo sepse eshte arratisur dy here, ne vitin 2006 dhe 2007, ne kushte sigurie maksimale .

Top Channel