Nicolas Cage ne borxh me shtetin

10/10/2009 12:20

Ne rolet e tij i ka mundur praktikisht te gjithe fale planeve dhe projekteve nga me te ndryshmet.

Por Nicolas Cage e ka punen pisk me taksat, armiqte e tij me te medhenj.

Sipas revistes “People”, aktori i detyrohet qeverise amerikane rreth 6 milione dollare taksa te papaguara prej vitit 2007, ndaj ne rrezik jane vene pasurite e tij te patundshme.

Qe prej qershorit, heroi i ekranit te madh ka nisur me likujdimet, duke shitur keshtjellen ne Gjermani, ndersa ka vene ne shitje shtepite ne Bel Air, Las Vegas dhe New Orleans.

Top Channel