Ndertimi ne krize, biznesi: Kemi pengesa

10/10/2009 15:20

Sektori i ndertimit ndodhet ne krize prej mese dy vjetesh. Bizneset e ketij sketori thone se ne te gjithe vendin numri i apartamenteve te pashitura ka arritur ne 4 mije.

Vetem gjate gjate viti 2008 nga 2500 shoqeri 700 prej tyre nuk kane kryer asnje lek xhiro. Ilir Hebovija, perfaqesues i Shoqates se Ndertuesve thote se efektit negativ te krizes i jane mbivendosur edhe barriera administrative dhe fiskale.

“Sektori i ndertimit jo vetem qe nuk po mbeshtetet, por po krijohen pengesa artificiale”, thote Hebovija.

Edhe kreditimi  nga bankat thone Hebovija,  eshte bere me i veshtire, nderkohe qe zgjidhja duhet te jete afatgjate.

“I kemi kerkuar qeverise qe te hartohen strategji aftagjata te cilat duhet te kene nje konsensus sa me te gjere”, theksoi Hebovija.

Top Channel