Pirro Misha, identikit i nje intelektuali te shqetesuar

08/10/2009 19:05

Pirro Misha eshte nje prej njerezve me kontributin me te madh intelektual ne keto 19 vite demokraci.

Qe prej vititt 2001 ai drejton Institutin e Dialogut dhe Komunikimit, ku aktualisht po punon me nje liber te Rajmond Cendler. Pirro Misha konsiderohet si nje nga intelektualet me aktive te demokracise. Ai ka punuar 16 vjet redaktor dhe perkthyes ne shtepine botuese “Naim Frasheri” dhe ne Ministrine e Kultures. Misha eshte themelues i Institutit te Dialogut dhe Komunikimit.

“Pirro eshte nje nga ata qe ne filozofi quhen qenie ne shqetesim. Ai eshte nje njeri qe nuk ze kollaj vend, qe preokupohet dhe qe me shume dyshon se beson”, shprehet miku i tij, Remzi Lani. Nderkohe, vete Misha flet me shqetesim per te ardhmen e elitave ne vendin tone.

“Ka nje nevleftesim per intelektualet. Kemi shume te tille ne ambientet akademike. Shqiperia ka krijuar krahas elites se vjeter edhe te reja dhe shteti duhej te kishte nje politike mbrojtese ndaj tyre. Akoma kemi nje margjenizim perjashtues te elitave me nje politizim te tepruar”, shton Misha. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel